Keni plane për këtë fundjavë? Hidhini një sy motit, ja si pritet të jetë

Ditët e fundit intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë dhe për fat të mirë nuk na është dashur të mbajmë çadrat gjatë gjithë kohës. Kështu do të vazhdojë të jetë edhe kjo fundjavë e cila pritet të mos ketë reshje të dendura shiu.

Dita e shtunë do të jetë me vranësira dhe me diell, ndërsa temperaturat do të shkojnë deri në 20 gradë.

Ditën e dielë do të ketë më tepër vranësira dhe temperaturat do të kenë ulje me pak gradë.

Pasditja e së dielës do të sjellë edhe reshje shiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu