Keni vendosur që nga Gjermania të shkoni për pushime në vendlindje, ja cilat janë kushtet dhe rregullat? (VIDEO)

Gjermania ka rregullat e qarta për ata që udhëtojnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnjë – Hercegovina dhe Serbia.

Të gjithë ata mërgimtarë që vendosin të vijnë për pushime në vendlindje, duhet të kenë të qartë se pas kthimit duhet të futen në karantinë 14 ditëshe. Rregullat janë të forta dhe për çdo shkelje do të përballen me gjoba të larta.

Por, nëse keni një test negativ dhe e bëni gjatë kthimit në një vend të BE-së (si shembull për mërgimtarë tanë nëse gjatë kthimit vendosi për ta bërë në Kroaci, Slloveni apo ndonjë vend tjetër) atëherë nuk hyni në karantinë. Testi duhet të jetë i vlefshëm për 48 orë nga koha që e keni bërë.

Gazetari i njohur në Gjermani, Bahri Cani përmes kanalit të tij youtube shpjegon të gjitha detajet për të gjithë ata që interesohen për të udhëtuar.

Sipas tij, nga mesi i korrikut BE sjellë vendime dhe rekomandime tjera se a do të hapen kufijt dhe kushtet e tjera për ata që udhëtojnë në vendet e treta, siç janë edhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnjë – Hercegovina.

“Shikuar nga të dhënat e fundit gjendja nuk është mirë, sepse njerëzit në rajon si Kosovë, Shqipëri e vendet e tjera sikur janë relaksuar dhe nuk po u përmbahen aq shumë rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe qeveritare. Megjithatë shpresojmë që pas dyjavësh më 15 korrik të hapen kufijt me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Serbinë. Por të them të drejtën pushimet e këtij viti nuk do të jenë të zakonshme.”, ka nënvizuar redaktori i DW-së, Bahri Cani në kanalin e tij në Youtube.

Sezoni i pushimeve verore veçmë ka filluar. Në këtë periudhë jemi mësuar me gjallërinë në vendbanimet tona si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës e vende tjera në rajonin e Ballkanit. E këtë atmosferë e krijonin kryesisht mërgimtarët tanë. Por kësaj radhe ata vështirë se do të vijnë për shkak të pandemisë me koronavirusin dhe rikthimin e frikshëm të tij.

Këto pushime pritet që të mos jenë sikur herave të tjera për shkak të pandemisë dhe se shumë mërgimtarë nuk do të vijnë, për shkak të kushteve dhe rregullave të forta nga vendet ku po jetojnë dhe punojnë. Së fundi në agjencinë e lajmeve INA ka pasur me dhjetëra pyetje se cilat janë kushtet, çfarë të bëjmë, a ka bileta dhe udhëtime, si është gjendja me kufijtë. Numri më i madh i këtyre që pyesin vazhdimisht janë nga Gjermania dhe Zvicra.

VIDEO:

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu