Keqpërdorohen ndihmat në Hasanbeg (VIDEO)

Ndihmat në Hasanbeg vazhdojnë të arrijnë pa ndërprerë por banorët ankohen për shpërndarje jo të drejtë të tyre. Disa prej tyre thonë se shkolla fillore “25 maji” nuk duhet të jetë pika e vetme e shpërndarjes, por se ndihmat duhet shpërndarë nëpër çdo shtëpi me qëllim që të gjithë banorët të përfitojnë. Përfaqësuesit e organizatave humanitare thonë se banorët e zonave të përmbyturave kanë nevojë të madhe për ndihmë dhe ftojnë të gjithë qytetarët që kanë mundësi të solidarizohen për të ndihmuar vendbanimet që u vërshuan një javë më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu