Kërcënimi i Erdoganit bënë që luftëtarët kurdë të nisin tërheqjen

Forcat kurde janë tërhequr nga qyteti kufitar Ras al Ain, pas një sulmi turk në veri të Sirisë, për të krijar një ‘’zonë të sigurt’’.

Sipas zëdhënësit të SDF ( Forcat demokratike Siriane) Kino Gabriel, nuk ka më luftëtarë kurdë në qytet.

Tërheqja e luftëtarëve të milicisë Kurde siriane, u mundësua nga një armëpushim 5 ditor, I cili u mundësua pas bisedimeve mes presidentit turk Erdogan dhe zëvendës presidentit amerikan Mike Pence.

Erdogan është zotuar të ‘’shtyp kokat’’ e luftëtarëve kurdë në verilindje të Sirisë, nëse nuk tërhiqen nga rajoni para përfundimit të armëpushimit.

Ai tha se kishte paralajmëruar delegacionin amerikan, dhe partnerët e tij nga BE, që Turqia do të rifillonte operacionet ushtarake nëse armëpushimi prishej.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu