Kreu i Kuvendit Ilir Meta pas vizitës në shtëpinë e kryeplakut të fshatit të dhunuar dje nga 3 persona të maskuar, ka bërë një deklaratë bombë.
Meta i prekur emocionalisht nga gjendja e të dhunuarit ka bërë thirrje të kapen autorët ose do jetë vetë ai që do të pajisë popullin me armë për të gjetur të drejtën.
“Do ta them unë, do ta armatos unë popullin nëse policia nuk i lidh këta zagarë”, deklaroi Meta.
Meta është shprehur se pas kësaj ngjarje ka kontaktuar personalisht me ministrin e Brendshëm Dritan Demirajn dhe i ka dhënë emra konkretë mbi ngjarjen.
Sipas Metës komisariati i Lezhës po i mbron shtetasit të cilët janë shpallur në kërkim.
Pas deklaratës së fortë, kryetari i Kuvendit me tone më të qeta deklaroi se nëse autorët nuk burgosen populli I Lezhës do ngrihet në protestë para komisariatit. /albeu