Kërcëonhet VMRO-DPMNE

Nga VMRO-DPMNE-ja paralajmërojnë se askush të mos mendojë për rënimin e monumenteve, e as të ndërmarrë hapa të tillë, sepse do të përballet me pasoja të rënda për shkatërimin e vlerave historike të Maqedonisë. Ky reagim vejn pasi ministri i kulturës, Robert Alagjozovski ka krijuar një trup për analizë të projektit “Shkupi 2014″ të cilin opozita e ka quajtur ” Këshilli për shërimin e frustacioneve”.

“Barbarizmit dhe paaftësia bëhen tiparet thelbësore të tëashtuquajturve “Punëtorë kulturor të LSD-së”.Në vend që të përparohet- po shkatërohet. Në vend që të krijohet- rënohet. Në vend që të vlerësohet kualiteti- realizohen spastime partiake. Nxjerrin nga puna profesionistë të dëshmuar dhe punësojnë ” nga pastruesja e deri tek drejtori” njerës me tesere të LSD-së si një kartë identiteti e dytë.

I tillë është Këshilli i ri i ministrit të Kulturës, Robert Alagjozovskit, në të cilin janë përfshirë anëtarët më destruktiv nga LSD-ja, mbjellësit e urrejtjes dhe ndasive, njerëz të cilët punë aktive kanë shkatërimin e historisë dhe trashigimisë kulturore të Maqedonisë.

Këshilli për të shëruar frustrimet e Robert Alagjozovskit përbëhet nga njerëz si Gjuner Ismail, Miroslav Gërcev dhe Vlade Millçin, shumica e tyre kanë folur publikisht se do ta rënojnë projektin Shkupi 2014, do të rënojnë monumente, do t’i minojnë, do t’i shkrijnë dhe prej tyre so të bëjnë repromaterial për industrinë metalurgjike.

Këto nuk janë fjalët e kriminelëve të dënuar apo bombashëve, këto janë fjalët e njeriut të parë të këshillit për shërim nga frustacioneve të Alagjozovskit.”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së./tetova1

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu