Kërcimi i vajzës në shi ndërpritet nga rrufeja, videoja bëhet virale

Të rinjtë po përdorin gjithnjë e më shumë platformat e rrjeteve sociale, veçanërisht Reels, për të publikuar video të shkurtra.

Ajo që filloi si hobi, për shumë është kthyer në një karrierë të mundshme, me disa që fitojnë para nga përmbajtja e tyre.

E dëshira për t’u bërë viral duket se i tejkalon rreziqet e mundshme për disa, përcjell Telegrafi.

Përdoruesit shpesh kryejnë marifete të rrezikshme, duke injoruar rrezikun e lëndimit të rëndë ose edhe vdekjes.

Lajmet për fatalitete gjatë filmimit të videove po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Së fundmi në Sitamarhi të Indisë ra shi për pak kohë.

Teksa një vajzë ecte nëpër shpi dhe e shijonte atë ndërsa shoqja e saj e filmonte, papritur aty pranë goditi rrufeja.

Fatmirësisht, ajo nuk e ka goditur drejtpërdrejt vajzën.

Videoja tashmë është bërë virale, duke nxjerrë në pah pasojat e rrezikshme të kërcimit në shi. /Telegrafi/

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu