Kërkohet nga Chelsea, Interi i vendos çmim Dumfries

Denzel Dumfries kërkohet me ngulm nga Chelsea, me blutë që i kanë ofruar 25 milionë euro plus bonuse. Një shifër kjo që është refuzuar nga zikaltrit, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga shërbimet e mbrojtësit, teksa nuk heqin dorë nga 50 milionë euro.

Klubi italian e transferoi holandezin para një viti nga PSV Eindhoven për 13.7 milionë euro, ndërsa falë sezonit të mirë çmimi i tij është trefishuar.

Ai realizoi pesë gola dhe dhuroi pesë asistime në 33 paraqitje në Serie A dhe është futbollist i rregullt në ekipin e Holandës.

Mediat raportojnë se çmimi më i ulët për 26-vjeçarin është 40 milionë euro, mirëpo “La Gazzetta dello Sport” njofton se Simone Inzaghi nuk do t’i marrë parasysh ofertat nën 50 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu