Këshilli i Sigurimit në OKB diskuton sot për Kosovën, Osmani përballet me Vuçiç

Ditën e sotme, residentja Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila mbahet në orën 16:00.

Në seancën e KS të OKB-së, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Ajo gjithashtu, do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi, si dhe për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidentja Osmani, pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Osmani, i ka ftuar qytetarët që të përgatiten për përballjen Osmani-Vuçiç në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ai shkruan se presidentja Osmani përfaqëson demokracinë dhe lirinë ndërsa Vuçiҫ “mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”. “Në orën 16:00 në KS të OKB-së, përgatituni për një përballje mes dy forcave dhe ideologjive të kundërta: Presidentes të Kosovës, që përfaqëson demokracinë dhe lirinë, kundrejt Presidentit të Serbisë që mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”, ka shkruar Sadriu në “X”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu