Këshilli qendror i LSDM sot vendos për operacionin “fshesa”, kush do të largohet?

LSDM sot pritet të mbajë mbledhjen e Këshillit qendror ku do të bisedohet lidhur me operacionin e quajtur “fshesa” për ndryshime në Qeveri, por edhe në radhët e kësaj partie.

Kryeministri dhe lideri socialdemokrat, Zoran Zaev paralajmëroi këto masa pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, për shkak të rezultatit të dobët zgjedhor.

Një nga vendimet e para të LSDM gjatë kësaj jave ishte shkarkimi i të gjithë 78 kryetarëve të degëve të LSDM, ndërsa më pas fillon edhe fshesa në Qeveri ku do të ndërrohen ministra dhe funksionarë të tjerë. Këshilli qendror sot do të diskutojë mbi këtë temë, por se nuk do të jepen emra.

Në kuadër të ndryshimeve në shënjestër do të jenë edhe ministra dhe funksionarë të BDI-së dhe se lidhur me këtë temë janë takuar Zaev dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, por duke mos dhënë detaje. Kryeministri Zaev paralajmëroi që në fillim të muajit të ardhshëm të ndodhin ndryshimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu