A kështu e mban fjalën o Ali Ahmeti?! (VIDEO)

Gënjeshtrat dhe manipulimet e BDI-së vazhdojnë të dalin në shesh me çdo paraqitje televizive të kandidatëve të kësaj partie për deputet. Së fundmi i ka dalë fytyra e vërtetë edhe liderit të kësaj partie Ali Ahmeti. Në emisionin “Rruga Drejt…”, që transmetohet sonte në Alsat M, moderatorja e emisionit ia ka thënë në sy Ali Ahmetit gënjeshtrat që vet lideri i BDI-së i kishte thënë kohë më parë në emisionin e njëjtë për Universitetin “Nënë Tereza”. “Nga kjo studio, kohë më parë, keni deklaruar se rektori i Universitetit Nënë Tereza, nuk do të jetë ish ministër, madje dhatë garanci për një gjë të tillë, dhe doli që u zgjodh një ish ministër, ish ambasador, ish deputet. Shtrohet pyetja z. Ahmeti, a kështu e mbani fjalën?”, ka pyetur moderatorja Arta Tahiri. Si çdoherë kur zihet ngushtë, përgjigjja e Ali Ahmetit ka qenë “ëëëëë” me një shikim në tavanin e studios.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu