Këta emra lakohen për ministra nga LSDM

Pas kompletimit të organeve partiake, LSDM e Dimitar Kovaçevskit pritet që pas festave të fund vitit të caktojë emrat e kabinetit qeveritar. Brenda socialdemokratëve përmenden disa emra si bartës të mundshëm të funksioneve nga eshaloni i parë.

Për MPB-së mësohet se LSDM-ja duhet të përcaktohet nëse vazhdon deri në fund të mandatit Oliver Spasovski apo zëvendësohet me Sllavjanka Petrovskën, emri i të cilës jo zyrtarisht është lakuar në organet e partisë. Dikasteri i Mbrojtjes mund t’i jepet njërit nga partnerët e koalicionit, Lidhjes Demokratike ose PLD-së.

Në Kulturë dhe Punë e Politikë Sociale nuk ka propozim, ndërsa në Bujqësi jo zyrtarisht mësohet se do të kthehet Lupço Nikollovski. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq pritet të propozohet zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, ndërsa për zëvendësimin e tij në Drejtësi akoma nuk është vendosur. Petre Shilegov jo zyrtarisht pritet të jetë Ministër Transportit dhe Lidhjeve.

Ministria e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski/Sllavjanka Petrovska
Ministria e Mbrojtjes Partnerëve të koalicionit
Ministria e Kulturës Nuk ka propozim
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale Nuk ka propozim
Ministria e Bujqësisë Lupço Nikollovski
Ministria e Drejtësisë Nuk ka propozim
Ministria Transportit dhe Lidhjeve Petre Shilegov
Zv/kryeministër për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq

Në BDI ndryshime do të ketë vetëm në një resor. Partia e Ahmetit do ta drejtojë Ministrinë e Arsimit, ndërsa në këtë dikaster do të propozohet ministri i deritanishëm i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri.

Ndërkohë Alternativa ka bërë të ditur emrat e bartësve të funksioneve. Ministër i Shëndetësisë do të propozohet Bekim Sali, ndërsa në Shoqëri Informatike Admirim Haliti. Xhamail Çupi do të jetë ministër pa resor- përgjegjës për mërgatën.

Bekim Sali Ministër i Shëndetësisë
Admirim Haliti Ministër i Shoqërisë Informatike
Xhemail Çupi Ministër pa resor

Zëvendësministrat do të propozohen pas votimit të Qeverisë. Alternativa veçmë ka caktuar emrat e zëvendës ministrave, ndërsa BDI pritet të tërheqë zëvendësin e Shëndetësisë për të kompensuar me një pozitë të eshalonit dytë në një resor tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu