Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është dribluesi më i shpejtë në botë, transmeton zeri.info Ndërkohë, në mesin e dribluesve më të shpejtë në botë bën pjesë edhe Xherdan Shaqiri, raporton “Blick”.
Shaqiri zë vendin e katërt, derisa në pozitat 2 dhe 3 janë Jonathan Schmid, përkatësisht Ozkan Yildirim.
Kjo është lista:
5.12 sekonda: Lionel Messi (32, Argjentina, FC Barcelona)
5.16 sekonda: Jonathan Schmid (29, Franca, SC Freiburg)
5.28 sekonda: Ozkan Yildirim (26, Gjermania, ish-lojtar i Eintracht Braunschweig)
5.34 sekonda: Xherdan Shaqiri (27, Zvicra, Liverpool FC)
5.42 sekonda: Julian Draxler (25, Gjermania, Paris Saint-Germain)
5.44 sekonda: Christian Fuchs (33, Austria, Leicester City)
5.53 sekonda: Dante (35, Brazili, OGC Nice).










