Fundjavat janë gjithmonë një rast për ushqim të gatshëm dhe të thjeshtë.
Pica është shumë shpesh një prej tyre por sipas ekspertëve është më mirë ta preferoni të sapopjekur dhe jo të ngrirë. Mund të jetë e përshtatshme të keni një picë në frigorifer, por është më mirë të mos e bëni shpesh. Sipas Dr. Krutika Nanavati, dietologe, konsumimi i rregullt i picës së ngrirë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës.
Kjo pasi përveç faktit që përmban djathëra dhe salca të yndyrshme si dhe mishra të përpunuar, për të ngrirë dhe mbajtur të freskët picën e përgatitur, kërkohet përdorimi i një sasie të madhe natriumi dhe konservues artificial. Më mirë, pra, të preferojmë të bëjmë vetë një picë apo edhe ta porosisim!