Këto dy klube të njohura evropiane ia mësyjnë Bakayokos

Mesfushori defanziv mund të largohet nga Chelsea në ditët e fundit të afatit kalimtar veror. Tiemoue Bakayoko e kaloi një sezon pozitiv tek Milani, ku ishte huazuar nga Chelsea.

Mirëpo, mesfushori defanziv gjatë kësaj vere u rikthye në Londër, shkruan Gazeta Express.

Sidoqoftë, Blues duket se nuk duan ta mbajnë lojtarin edhe pse nuk kishin të drejt të përforcoheshin gjatë verës.

Sipas “Express”, interesim për Bakayokon kanë shfaqur dy klube të mëdha franceze, Paris Saint-Germain dhe Monaco.

Madje, klubi mbreëror francez i ka nisur bisedimet me klubin londinez për të diskutuar për një marrëveshje eventuale.

Edhe futbollisti francez duket i vendosur që ta vazhdojë karrierën në atdhe pasi në Chelsea nuk e ka gjetur veten sa duhet.

Bakayoko ka munguar në tri ndeshjet e para të sezonit të ri nën drejtimin e Frank Lampardit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu