Këto janë 6 ministritë që VLEN do i udhëheq në Qeverinë e re

Koalicioni VLEN në Qeverinë e re të drejtuar nga Hristijan Mickoski do të drejtojë me 6 ministri.

Sipas portalit Zhurnal, këto dikastere ministrore tashmë janë dakorduar bashkë edhe me programin qeveritar.

1. Ministria e Ekonomisë dhe Punës
2. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
3. Ministria e Shëndetësisë
4. Ministria e Integrimit Europian
5. Ministria e Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë
6. Ministria pa resor për Qeverisje të mirë.

Ndërkohë që sipas informacioneve që disponojmë, krahas gjashtë ministrive, Vlen do ketë 7 zëvendës ministra dhe 5 sekretar shtetëror./Zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu