Këto janë dy anijet ushtarake që sollën Greqinë dhe Turqinë në prag të luftës (FOTO-LAJM)

Incidenti i mbrëmshëm në ujërat pranë ishujve “Imia” ose “karda” siç i thëarrin turqit ka rritur tensionet ndjeshëm mes Turqisë dhe Greqisë.

Gjatë ditës së sotme ish-ministri grek Pangalos bëri një deklaratë të fortë. “Një turk i mirë është një turk i vdekur” tha ai duke rritur edhe më tepër presionet pas raportimeve në mediat turke se presidenti Erdogan kishte paralajmëruar se Turqia mund të hapë një tjetër front krahas atij të Sirisë.

“Ata janë trima sapo shohin anijet apo avionët tanë, por duhet t’a dinë se ajo çfarë është për ne Afrini në Siri është edhe Egjeu”., tha Erdogan, përcjell Albeu.com.

Ccfarë tek ishujt “imia” apo “kardak”?

Bëhet fjalë për dy ishuj të vegjël mes Turqisë dhe Greqisë, të cilët nuk kanë asnjë bimësi, të cilët sollën dy vendet në prag të luftës në vitin 1996.

Ishujt në fjalë nuk kanë asnjë bimësi sipër, por secili shtet i pretendon për t’i përdorur më pas si pika fundore për të zgjeruar ujërat territoriale të vetat në labirintin e kufirit detar mes tyre në Egje, shkruan Albeu.com.

Gjatë javëve të fundit ka patur mjaft tension në zonë, por kulmi arriti mbrëmjen e djeshme kur një anije turke, pikërisht “TCSG UMUT SG703” goditi nga pas anijën greke të patrullimit GAVDOS HCG 090.

Pas përplasjes, anija greke u tërhoq në portin e ishullit Limnos.

Grekët pretentojnë se përplasja ndodhi teksa anija e tyre ishte e ndaluar, kurse mediat turke raportojnë duke iu referuar burimeve ushtarake se icidenti u shënua teksa anija turke po përpiqej të ndalonte hyrjen e anijes greke në territorin e ishujve të kontestuar, shkruan Albeu.com.

Tensionet janë të larta tani mes dy vendeve nisur edhe nga fakti se të dyja qeveritë, si ajo turke ashtu edhe ajo greke janë të interesuara që të krijojnë incidente jashtë për të tërhequr vëmendjen nga problematikat e brendshme. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu