Këto janë ndryshimet fizike që i ndodhin trupit tuaj kur jeni të dashuruar

Është shumë e lehtë të flasësh për ndjesinë që të jep dashuria – ju ndiheni sikur jeni në ajër dhe gjithë mendimet tuaja shkojnë për gjysmën tuaj më të mirë. Sigurisht që prej këtij momenti jeta juaj ndryshon tërësisht, por pyetja qëndron: “Çfarë ndryshon fizikisht në trupin tuaj kur jeni të dashuruar?”

Studiuesit e Universitetit të Standfordit kanë shkruar një raport se cilat janë disa nga ndryshimet fizike që janë vënë re te personat që janë të dashuruar. Dashuria mund të ulë nivelin e stresit, mund të ulë ndjesinë e dhembjeve, kuron dhembjet e kokës, e ul riskun e një ataku në zemër dhe ul presionin e gjakut në trup.

Të gjitha këto ndryshime në trupin tuaj ndodhin sepse kur jeni të dashuruar çlirohet oksitoksinë nga truri. Ndryshe nga studiuesit kjo quhet si hormoni i dashurisë.

Sipas statistikave, të biesh thellë në dashuri ngjason shumë me të qenit të varur nga droga, vetëm se sigurisht ka efekte shumë më pozitive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu