Këto janë premtimet astronomike të Zaevit dhe Ahmetit

Një sërë masash për përkrahje të sektorit afarist, para së gjithash, për kompanitë vendore, premtohen në pjesën ekonomike të programit të Qeverisë së re, ku parashihet që rritja ekonomike të jetë më e lartë se 5 për qind ndërkohë që rroga mesatare të bëhet 500 euro dhe ajo minimale 16.000 mijë denarë, shkruan gazeta KOHA. Kjo është ajo më specifikja dhe në të njëjtën kohë premtim më kontravers kur kemi parasysh se të gjithë treguesit ekonomik dhe parashikimet e institucioneve ndërkombëtare tregojnë se gjatë viteve të ardhshme rritja ekonomike nuk kalon pragun prej 4.5 për qind.

Kur bëhet fjalë për rrogën mesatare , përveç se të sigurohen kushte për rritje ekonomike dhe të rrisë rrogat në administratën publike, qeveria e ardhshme nuk ka mekanizëm tjetër të ndikon në rritjen e rrogës mesatare, e cila tani ka vlerën 364 euro. “Prioritet i Qeverisë së re në ekonomi do të jetë zhvillimi i ndërmarrjeve vendore para se gjithash ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Do të krijohet një klimë e shëndoshë biznesi dhe e parashikueshme, pa represione dhe presione politike. Kujdes i veçantë do t’i kushtohet bashkëpunimit të kompanive vendore me kompanitë e huaja në zonat e lira ekonomike.

Qëllimi ynë do të jetë realizmin e rritjes ekonomike më të lartë se 5 për qind deri në fund të mandatit katër vjeçar. Për këtë qëllim, Qeveria do ta rrisë përkrahjen shtetërore për të nxitur kompanitë vendore me 20 milion euro në vitin e parë dhe do të tentohet që deri në fund të mandatit vlera totale të jetë 50 milion euro. Këto mjete do të sigurohen prej linjave të jashtme kreditore”, thuhet në program. Në program gjithashtu thuhet se firmat vendore do të ballafaqohen me problemin e mos pagesave të detyrueshme nga ana e shtetit si dhe kthimin e TVSH-së.

“Vlerësimet e odave ekonomike rreth lartësisë së borxhit janë trishtuese dhe dëshmojnë për problem serioz të ekonomisë së vendit. Prandaj Qeveria në 100 ditshin e parë të mandatit do ta bëjë publike shumën totale të borxheve që shteti i ka ndaj sektorit privat. Menjëherë do të përgatis plan për pagesat të borxheve të prapambetura më afate të sakta dhe të qarta. Qeveria do të udhëheqë politikë të pagesave në rregull dhe në kohë. Nuk do mund të kërkojmë disiplinë fiskale nga firmat privat e në anën tjetër shteti mos ta respekton të njëjtën”, thuhet në program.

Për krijimin e klimës më të mirë afariste Qeveria do të ndihmon përmes politikave të bashkëpunimit me sektorin privat, jo diskriminim, rritje të efikasitetit dhe transparencës të institucioneve dhe respektim e plotë të shtetit juridik. Si prioritet kryesor i qeverisë së re në sferën e punës gjatë mandatit do të jetë punësimi i të rinjve në sektorin privat rreth 64 mijë persona me ndihmën e masave aktive, rritjes së rrogës minimale në vlerë prej 16 mijë denarësh deri në fund të mandatit dhe sigurim dhe mbrojtje më të madhe për të drejtat e punëtorëve.

“Disa nga masat do të stimulojnë pagesë të rrogës neto më të lartë në vlerë deri më 30 mijë denarë ose 500 euro. Do të merren këto hapa të rëndësishëm , rritja e rrogës minimale nga 12 mijë denarë në vitin e parë dhe kjo të vlejë për punëtorët në tre sektorët ku kanë rroga më të ulëta se minimalja. Do të vendosim përkrahje financiare buxhetore për ata sektorë që kanë rroga minimale dhe në mënyrë graduale të rrisin rrogën minimale. Alokimi i 22 milionë eurove do të shkojnë për masat aktive për punësim. Do të tentojmë që këtë shumë ta rrisim për çdo vit deh deri në fund të mandatit të arrijmë në vlerën totale prej 33 milionë eurove. Do të stimulojmë hapjen e vendeve të reja të punës ku do të ndahen rroga më të larta. Do të përkrahim të gjitha firmat që do të punësojnë fuqi të re pune, do të ndihmojë për likuiditetin e firmave dhe mbushjen e buxhetit të Fondit Pensional”, shkruan në program.

Gjithashtu do të miratohet ligj për marrëdhënie pune që të siguron mbrojtje të vërtet për punëtorët. “Me miratimin e këtij ligji do të vendoset dhe regjistri për orë pune jashtë orarit të punë, marrëveshjet kolektive do të bëhen obligim për të gjithë subjektet që kanë më shumë se 20 të punësuar ndërkaq sindikatat do të mund të regjistrohen vetëm në Regjistrin Qendror. Me ndryshimet ligjore do të kufizohet kohëzgjatje e marrëveshjeve të punës për kohë të caktuar dhe ata do të ndërlidhen me vendin e punës e jo me kryerësin. Nëse bëhet fjalë për vend të ri të punës marrëveshje për punë për kohë të caktuar pas 6 muajve patjetër të transformohet dhe punësimi të jetë për kohë të pacaktuar. Me ndryshimet ligjore do të sigurohet që kontratat e punës që do të zgjasin më shumë se 9 muaj , punëtorë sezonal, kontrata t’ju vazhdohet edhe gjatë vitit të ardhshëm kalendarik dhe të transferohet në kontratë punë për kohë ta pacaktuar.

Për faktin s e sa janë reale këto premtime dy ditë në Parlament para formimit të qeverisë se re debatuan deputetët e pozitës dhe opozitës menjëherë pasi u prezantua programi qeveritar nga mandatari i ri Zoran Zaev. Deputetët e partisë opozitare nga VMRO vlerësuan se programi i ofruar është jo real dhe i parealizueshëm, ndërkaq kandidatët e propozuar për ministra nuk kanë kapacitet që t’ju përgjigjen detyrave të dhëna. Sipas deputetëve të LSDM-së se suksesi i të gjitha këtyre projekteve janë të realizueshme sepse bazohet në projektime reale dhe të mundshme sepse ministrat e ri në kabinetin qeveritar e përbëjnë persona që janë profesional në fushat e tyre.

“Që të mund të funksionon Qeveria dhe të realizohen të gjitha këto premtime duhet të ketë ekonomi të zhvilluar dhe rritje ekonomike prej 8 për qind në vit dhe kjo nuk është e mundur. Nuk mund të sigurohem mjete pa investime, nuk mund të ketë përparim në se këto para nuk vijnë nga tatimet dhe nëse nuk kemi të hyra nga tatimi i shtuar. Nuk shoh ekip njerëzish në qeveri që do të mund të realizojnë këto premtime, që do të hapin ndonjë fabrikë të re, që do të nënshkruajnë marrëveshje preliminare, vendime, plane që do të mundësonte vendosjen e ndonjë gurrë themeli, ndërtim të sallave apo punësime të reja”, deklaroi Vlatko Gjorçev deputet i VMRO-së.

Në anën tjetër deputeti i partisë opozitare Tomislav Tuntev deklaroi se projektimet e qeverisë së re bazohen në tregues të shëndosh ekonomik deh shpenzime ekonomike. “Keni harruar se projektimet ekonomike dhe financiare, të qeverisë së re nuk bazohen na harxhime për projekte jo produktive siç është “Shkupi 2014” apo për objektin e fil harmonisë në vlerë totale prej 39 milion euro. Ja nga do të kursejmë dhe do të gjemë para. Të gjitha vendet e Evropës juglindore ndërtojnë rrugë ndërsa ju sa ishit 10 vjet ne pushtet keni ndërtuar vetëm 8 kilometra rrugë”, deklaroi Tuntev.

MASAT,AKTIVITETE DHE PREMTIMET

– 5 për qind rritje ekonomike

– 500 euro rrogë mesatare

– 3 miliard euro investime në infrastrukturë rrugore 10 vitet e ardhshme

– 600 kilometra autostrada të reja

– 550 kilometra rrugë magjistrale dhe rajonale

– 1.000 kilometra rrugë lokale


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu