Këto janë qytetet më të sigurta në botë, ja ku renditet Shkupi

Shkupi renditet në vendin e 172 në mesin e qyteteve më të sigurt në botë me përfaqësimin e krimit në 43.86%.

Qyteti më i sigurt në botë është Abu Dabi, tregon një studim i ueb faqes Numbeu. Në këtë qytet krimi përfaqësohet me vetëm 12%, ndërsa në vendin e dytë në botë rangohet Doha, transmeton Gazeta KOHA.

Tirana është në vendin e 186, dhe krimi në këtë qytet është me 42.81%, Novi Sad në vendin 169 me krim 11.01%.

Në mesin e dhjetë vendeve më të sigurta në botë janë edhe Bazeli, Singapori, Kebeku, Osaka, Tokio dhe Berlini.

Sofja është në vendin e 167 nga gjithsej 345 qytete dhe ka indeks prej 44%. Afër Shkupit të ranguar janë edhe Milano, Geteburgu dhe Moska.

Spliti është në vendin 249, ndërsa Selaniku në vendin e 254 të listës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu