Këto janë shkeljet e Metës: Një hap larg “nxerrjes” nga Presidenca

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës renditi shkeljet e tij nga pozita e kreut të shtetit. Relatorja e çështjes Klotilda Bushka tha se ndër shkeljet më të rënda të Presidentit janë: nxitja e urrejtjes dhe dhunës, dëmtimi i imazhit dhe reputacionit të vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë, cenim i figurës së institucionit të Presidentit, abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Nga ana tjetër, kreu i komisiont, deputeti Alket Hyseni, tha se nuk ka asnjë ekuviok mbi këto lloj shkeljesh nga ana e Metës.

“Bashkohem me qëndrimit të kolegëve që jemi përballë përmbushjes së elementëve për të legjitimuar shkarkimin e presidentit.

Kemi një sërë shkeljes kushetutese që na bëjnë, që ne të vijojmë punën me hartimin e një raporti drejtuar seancë plenarë për të shkarkuar presidentin, pastaj do jetë Kuvendi që do të vendosë.

Ne do të marrim vendim të ftohtë dhe të drejtë”, u shpreh deputeti i Sarandës në legjislaturën aktuale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu