Tashmë kanë filluar që të prezantohen rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.
Në afërsisht 1% të votave, të cilat tashmë janë publikuar, kandidati Republikan Trump është duke udhëhequr këtë garë.
Nju Hempshër Trump udhëheq me 52.5% kurse Clinton ka 41%, vend ky i cili ka katër vota elektorale.
Rezultatet preliminare në Kentaki vendosin Trump me 66% dhe Clinton me 29%, përderisa në Indiana sërish Trump udhëheq me 69% ndërsa Clinton ka 29%.
Kentaki ka tetë vota elektorale ndërsa Indiana 11.
Këto janë vetëm rezultatet e para të publikuara nga BBC dhe The Independent, për të tjerat ju njoftojmë në vijim.