Këto ushqime rrisin mundësitë që fëmijët tuaj të çmenden

Kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se nëse fëmijët konsumojnë shumë aminoacide, të cilat gjenden tek peshku dhe produktet e bulmetit, si edhe tek frutat e thata dhe drithërat kanë më shumë mundësi që të preken nga skizofrenia.

Hulumtuesit shkencorë shpresojnë se ky zbulim i ri të shërbejë për prodhimin e ilaçeve të reja kundër çrregullimeve psikike.

Sipas autorit kryesor të studimit, Amal Alachkar, nga Universiteti i Kalifornisë, studimi provon thënien, “jemi ajo çfarë nënat tona kanë ngrënë”.

“Skizofrenia është një gjendje e rëndë afatgjate e shëndetit mendor, ku një person nuk është i aftë të ndajë mendimet dhe idetë nga realiteti. Simptomat përfshijnë halucinacione, iluzione, mendime të ngatërruara dhe ndryshime në sjellje”,- thotë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu