Khabibi u pensionua nga UFC, mirëpo kushëriri i tij Usman Nurmagomedov është edhe më i frikshëm, rekordi flet më mirë për të

Pas fitore ndaj Justin Gaethje në UFC 245, Khabib Nurmagomedov njoftoi se po pensionohet nga MMA me rekordin 29 fitore, asnjë barazim dhe asnjë humbje. Ylli dagestanez e përfundoi karrierën para kohe, shkaku i premtimit që i kishte dhënë babait të tij tashmë të ndier se nuk do të luftonte më pas kësaj ndeshjeje.

Por, Khabib mund të jetë krenar që ka lënë një pasardhës në sportin e arteve marciale të përziera, me Usman Nurmagomedov që cilësohet si një makineri në këtë sport. Luftëtari 23-vjeçar ka zhvilluar deri më tani 11 përballje dhe të gjitha i ka fitore, me dhjetë prej tyre që kanë përfunduar me nokaut.

Usman ka trajnerin e menaxherin e njëjtë si të Khabibit, Javier Mendez e Ali Abdelaziz, duke vazhduar ende i pamposhtur. I riu në MMA tani do të ketë mbështetjen edhe të 31-vjeçarit që me gjasë do të mbështesë atë në çdo hap të karrierës së tij. Usman është aktualisht kampion në peshat e mesme të lehta, derisa ishte i pranishëm mbrëmë në triumfin e Khabibit ndaj Gaethjes. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu