Khelaifi i mbyll derën Ronaldos: Bellingham? Nuk do ta fsheh që edhe ne e duam atë

Pronari i Paris Saint-Germain, Nasser El Khelaifi, ka folur për mundësinë e blerjes së Cristiano Ronaldos në një intervistë për “ESPN”.

Biznesmeni i pasur nga Katari ka trajtuar skenarët që e kanë interesuar klubin e tij për nënshkrimin me 37-vjeçarin, duke theksuar se një gjë e tillë nuk mund të bëhet pasi kampionët e Francës janë plot në sulm, me Neymar, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Veç kësaj, Nasser El Khelaifi nuk ka munguar të flasë edhe për organizimin e Botërorit në Katar, si dhe për talentin e Jude Bellingham që po shkëlqen me fanellën e kombëtares së Anglisë.

Çfarë tha në detaje presidenti i Parisit:

Për Cristiano Ronaldon: “Me tre lojtarët që kemi, është shumë e vështirë, por i uroj atij më të mirën. Ai është fantastik dhe vazhdon të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm”.

Për Bellingham: “Çfarë lojtari! Sinqerisht, Anglia është me fat që e ka, ai është një nga lojtarët më të mirë në turne. Të gjitha klubet duan të nënshkruajnë me atë dhe unë nuk do ta fsheh që edhe ne e duam atë”.

Për organizimin e Kupës së Botës nga Katari: “Duhet të themi me zë të lartë se jemi krenarë për vendin tonë. Ju mund të shihni organizimin, infrastrukturën. Katari është gati të presë një ngjarje më të madhe”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu