Kica- Xhelili për LVV-në: Kush ka mbetur i mirë për ju në këtë vend? Merreni një ishull e vetizolohuni atje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pas takimit të kryetarit të LDK-së me gazetarë dhe opinionistë, ku i është drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, duke i thënë që të shkojnë të izolohen në një ishull pasi për ta s’ka mbetur askush i mirë.

“Çfarë injorance e paskajshme!” i ka vlerësuar Kica-Xhelili, duke i pyetur LVV-në se “kush ka mbetur i mirë për ju në këtë vend?”.

Vetëm ata që mendojnë si ju[ Lëvizja Vetëvendosje] dhe ekskluzivisht takohen vetëm me ju dhe askënd tjetër? Merreni një ishull e vetizolohuni atje e po të doni çmenduni brenda panikut tuaj”, ka shkruar në Facebook ajo.

Sipas saj, Kosova nuk ka vetëm një mendësi dhe LDK-ja “nuk është e nuk ju lejojmë ta shndërroni në të tillë”.

Më tej, ajo ka folur për takimin e LDK-së, për të cilim ka thënë se ky takim “shkak të një situate jonormale në vend”.

Një takim normal, plotësisht normal, për shkak të një situate jonormale në vend; një takim të shëndoshë, madje pa asnjë shenjë partiake, me gazetarë dhe opinionistë, në mes të Prishtinës, për ta diskutuar gjendjen dhe orientimin diplomatik të Kosovës – pushteti e mbështetës të pushtetit kanë vendosur ta shtrembërojnë. Dehumanizojnë”, ka përfunduar ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu