Kim: Disa kanë shpallur fitoren, nuk kemi mbërritur aty

Nga KZAZ numër 39, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim edhe një herë bëri thirrje për të pritur numërimin e votave, para se ndonjëra prej palëve të shpallë fitoren.

Në prani të Ambasadores Suedeze dhe Ambasadorit Spanjoll, Kim tha se bota është duke e parë Shqipërinë.

Folëm për disa padakordësi që ndodhin kudo, edhe në SHBA. Ajo që është më e rëndësishme është një proces racional e transparent për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Më lejoni të nënvizoj se e gjithë bota është duke e parë Shqipërinë tahsmë. Miqtë tuaj veriorë, Suedia, miqtë perëndimorë, Spanja, por edhe ne deri në SHBA, të gjithë janë duke ju parë e duke pritur që t’ja dilni mbarë me sukses. Është një gjë shumë e mirë që shoh numëruesit duke punuar fort. Ne duam që ata ta vazhdojnë punën. Votuesit e kanë bërë punën e tyre, autoritetet këtu janë duke bërë punën e tyre, tani detyra e kandidatëve dhe udhëheqësve politikë është që të mbeten të qetë e me durim dhe të presin rezultatin. E di që në entuziazmin e momentit disa kanë shpallur fitoren, por nuk kemi mbërritur aty”, u shpreh Kim, duke kërkuar të pritet përfundimi i numërimit mbi atë se çfarë ka thënë populli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu