Kim Mehmeti: Kosova po vazhdon betejën e saj që të çlirohet nga burrështetasit zhvatës

Analisti Kim Mehmeti, komentoi faktin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të nisin dot negociatat e anëtarësimit në BE gjatë këtij viti.

Mehmeti tha se Maqedonia ndryshon shumë nga Shqipëria, pasi ata e kanë problemin me një shtet tjetër dhe jo brenda shtetit.

“Maqedonia në krahasim me Shqipërinë është goxha shtet. Shumëçka që ndodh në Shqipëri nuk mund të paramendohet këtu.

Këtu nuk paramendohet ai parlament qesharak si në Shqipëri. Këtu dy orë pas mbylljes së kutive të votimit, e dimë kush ka fituar”, tha ai.

Më tej, Mehmeti komentoi edhe votimet në Kosovë dhe fitoren e tyre në Podujevë.

“Kosova po vazhdon betejën e saj që të çlirohet nga ata burrështetas zhvatës. Kosova po vazhdon betejën për ndërtimin e institucioneve, për ndërtimin e një vendi ku politika nuk është biznes fitimprurës,” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu