Kina shënon një moment historik, ndërton trena të shpejtësisë së lartë të cilat drejtohen pa shofer

Kina sapo ka shënuar një tjetër moment historik në planet e saj afatgjatë të zgjerimit hekurudhor me shpejtësi të lartë, duke krijuar trena të një shpejtësie shumë të madhe të cilat do të drejtohen pa shoferë.

Kina është vendi mikpritës i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, e cila do të zhvillohet në vitin 2022. Linja e re hekurudhore me shpejtësi të lartë që do të lidhë rrugët midis Pekinit dhe Zhangjiakou sapo është vendosur në shërbim, duke bërë të mundur kështu shkurtimin e kohës së udhëtimit midis dy qyteteve nga tre orë, në vetëm 47-të minuta.

Ky tren express është produkt i serisë Fuxing të Kinës, shpejtësia e të cilit mund të shkojë deri në 350 kilometra në orë, për më tepër pa u drejtuar nga një shofer, gjë e cila përbën dhe të veçantën e saj.Për ndërtimin e rrjetit hekurudhor u nevojitën 4-tër vite punë me intensitet tepër të lartë. Ky mjet transporti do të jetë në shërbim të qytetarëve në tre qytete dhe do të ndjekë linjën Pekin, Jing Zhang dhe Zhangjiakou, qytete të cilat do të presin dhe vendet pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore.

Sot, Kina është shtëpia e rrjetit hekurudhor më të madh në botë me shpejtësi të lartë, e cila përshkon rreth 35,000 kilometra, dhe treni më i shpejtë që përdoret si funksion komercialiteti (reklamimi), është duke “vrapuar” me shpejtësinë më të lartë se 431 km / orë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu