Bordi ekzekutiv i LSDM-së solli vendim që sonte në mbledhjen e kryesisë qendrore të partisë të diskutohen tre pika. E para është shqyrtimi i opsionit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, E dyta, fillimi i procedurës përgatitore për zgjedhje presidenciale dhe e treta, mbajtja e kongresit partiak më 3 mars ku do të shpallen edhe emrat e kandiatëve.
Sekretari i përgjithshëm i partisë Aleksandër Kiracovski tha se është e mundur që sonte të marrin një vendim konkret për zgjedhjet e mundshme parlamentare kurse nëse kjo nuk arrihet sonte, vendimi do të shpallet ditëve të ardhshme. Kreu i partisë Zaev akoma është rrugës nga Sofja për në Shkup.










