Kishin frikë nga helmimi? Çfarë u shtrua në darkën e Kim Jong dhe Donald Trump

Takimi historik ndërmjet dy liderve, presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u realizua në ishullin aktualisht të blinduar të Sentosa-s, në Singapor, zona që ka rrëmbyer sot të gjithë vëmendjen e botës.

Por çfarë u servir për dy liderët botëror:

PJATA E PARË:

1.Koktej karkaleca deti tradicionale, shërbyer me salcë avokado

2.Kerabu, një lloj sallate që përgatitet zakonisht me lëng limoni, sheqer dhe oktapod të freskët.

3.Nuk kanë munguar as ushqimet tradicionale koreane: Oiseon: kastravec Korean i mbushur

PJATAT KRYESORE PËRFSHININ:

1-Brinjë viçi gatuar ngadalë, shërbyer me patate gatuar me qumësht e djathë dhe brokoli, dhe zbukuruar me salcë me verë të kuqe.

2-Pjata e dytë përbëhej nga kombinimi i mishit të derrit dhe orizit të skuqur Yangzhou me salcë me djathë dhe peshk i ftohtë me rrepa dhe perime aziatike.

PJESË E MENUSË ISHIN EDHE 3 ËMBËLSIRA:

1-Akullore me vanilje dhe qershi, çokollatë e zezë nga Koreja e Veriut

2-Gështenjë me çokollatë të errët ganache Haagen-Dazs akullore me vanilje me qershi

3-Tropezienne, ëmbëlsirë me peta brioshi, krijuar në vitin 1955 nga një pastiçier në Saint Tropez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu