Kur kemi qenë të vegjël, prindërit na mësonin vazhdimisht t’i falnim të tjerët edhe ku ishte faji i tyre, sepse kjo do të na bënte njerëz më të mirë. Megjithatë, me kalimin e kohës, atëherë kur ne i marrim vetë vendimet për jetën tonë, duket se ky proces vështirësohet më tepër pasi jo rrallë herë vendosim të mos i falim të tjerët sepse mendojmë se ata nuk e meritojnë një gjë të tillë.
Madje edhe në rastet kur i falim kemi tendencën t’ua kujtojmë atë që na kanë bërë. Megjithatë, psikologët mendojnë se është shumë mirë t’i falni të gjithë dhe ka disa arsye për këtë.
- Ju ndihmon të ecni përpara. (Kur nuk e falni dikë, do të jetoni edhe pjesën tjetër të jetës me pishman dhe do të mbeteni gjithmonë peng e të kaluarës. Kjo nuk do t’ju lejojë të ecni përpara.)
- Falja është më e rëndësishme për ju sesa për personin që do të falni. (Ndjesinë më të mirë, sipas studimit të psikologëve, e merr personi që fal dhe jo personi që falet. Madje, nëse doni që personit tjetër t’i dhembë gabimi që ka bërë, mjafton ta falni.)
- Të falësh do të thotë të lejosh gjërat të shkojnë. (Vetëm kur falim dikë arrijmë që ta heqim një herë e mirë nga jeta jonë të gjithë ndjesinë negative që na ka dhënë gabimi i një personi tjetër kundrejt nesh).Blitz