Kjo është dosja më e vështirë që ka Tirana në rajon

Ndryshimi politik në krye të Ministrisë së Jashtme, për ish-ministrin Ditmir Bushati është vështirë që të sjellë edhe ndryshime të prioriteteve të Shqipërisë. Në intervistën për ‘Albanian Daily News’, Bushati thekson se një pjesë e prioriteteve që ndiqen në vijimësi nga shërbimi i jashtëm, janë prioritete strategjike për të cilat, të gjitha forcat politike dhe aktorët shoqërorë janë në një mendje.”

I pyetur konkretisht për negociatat me Greqinë, Bushati thotë se kjo është dosja më e vështirë që Tirana duhet të administrojë në rajon.

“Në lidhje me paketën me Greqinë, ne kemi bërë hapa vendimtarë përpara. Nuk ka qenë një proces i lehtë. Ndoshta është dosja më e vështirë që ne duhet të administrojmë në rajon. Kemi pasur mirëkuptim për një tërësi çështjesh, duke nisur nga ato të bartura nga Lufta e Dytë Botërore, deri tek çështje të aktualitetit”, deklaron ish-ministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu