Kjo është formula më e thjeshtë për të llogaritur kaloritë, humbisni peshë lehtësisht në këtë mënyrë

E dinit se duke djegur 500 kalori në ditë do të arrini të humbni deri në 1 kilogram në javë? Nuk është nga ato teoritë e zakonshme që qëndrojnë në ajër, por thjesht një metodë efikase për të humbur peshë. Gjithçka që duhet të bëni për të shkrirë yndyrën e tepërt në trupin tuaj, është thjesht se duhet të konsumoni 500 kalori çdo ditë. Por si? E thjeshtë, mjafton të organizoni ushqyerjen e zakonshme dhe të keni këtë stil jete në bazë të disa këshillave të thjeshta:Së pari, kujtoni gjithmonë që lëvizjet dhe aktiviteti fizik janë pikat që nuk dalin asnjëherë jashtë mode, nëse vendosni të humbni peshë.

Edhe kur qëndroni të ulur në tavolinë ose në zyrë, lëvizja ose tundja e këmbëve ndihmon që të humbni kalori. Do t’u duket e çuditshme, por këto lëvizje të vogla të vazhdueshme arrijnë të djegin deri në 300 kalori në ditë. Kur përgatisni një sallatë, shmangni erëzat ose ushqimet yndyrore, si djathin, arrat, proshutën etj. Nëse për pastat tuaja përdorni një pjatë të vogël, do të hani deri në 25% më pak në krahasim me një pjatë të madhe. Duket absurde, por disa studime e kanë konfirmuar këtë hipotezë të çuditshme, që të hash në një pjatë të vogël konsumon më pak se zakonisht, pa e kuptuar fare.

Kërcimi është një mundësi e mirë për të humbur peshë. Vetëm me një orë kërcim arrihet të digjen rreth 600 kalori. Pikërisht kjo i duhej skemës së dietës suaj! Kur ecni ose bëni sport, mbani me vete një iPod. Studimet e fundit tregojnë se gratë që angazhohen në sport, ndërkohë që dëgjojnë muzikë, arrijnë të humbasin më shumë kalori sesa ato gra që nuk e bëjnë këtë gjë. Eliminoni ushqimet e skuqura ose të gatuara në vaj. Të duhurat janë ushqimet e gatuara me avull, në furrë ose të ziera. Ato janë sigurisht më të shëndetshme dhe me siguri me më pak kalori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu