Pas vendimit për dorëheqje nga Kryeministri Ramush Haradinaj, PDK po synon të mbetet edhe më tutje në qeveri, duke zvarritur caktimin e datës së zgjedhjeve përmes Presidentit Hashim Thaçi.
Kështu mendon njohësi i çështjeve politike Petrit Zogaj. Sipas tij, PDK në këtë mënyrë po do të vazhdojë qeverisjen pa shkuar në zgjedhje, duke ia mundëuar edhe realizimin e agjendës presidentit Thaçi, në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
“Strategjikisht për PDK dhe për vet presidentin është gabimi më i madh që mund ta bëjnë në këtë kohë. Sikurse është po aq gabim i madh nëse, LDK, me çfarëdo arsyetimi e kalkulimi i bashkangjitet një versioni të tillë të Presidentit e PDK-së”, tha Zogaj përmes një postimi në “Facebook”
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë:
Vonesat ne caktimin e dates se zgjedhjeve te parakohshme jane perpjekjet e fundit qe PDK me gjete matematika dhe pa zgjedhje me mbete ne qeveri, si dhe me u vazhdu nje agjende e presidentit Thaci ne raport me dialogun Kosove-Serbi. Strategjikisht per PDK dhe per vet presidentin eshte gabimi me i madhe qe mund ta bejne ne kete kohe. Sikurse eshte po aq gabim i madh nese, LDK, me cfaredo arsyetimi e kalkulimi i bashkangjitet nje versioni te tille te Presidentit e PDK-se.










