Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka përsëritur se Vjosa Osmani, është e denjë për postin e kryetarit të Kuvendit, shkruan Gazeta Blic. Në Debat Plus, Konjufca madje ka thënë se Osmani është e projektuar për të udhëhequr me Kuvendin e Kosovës.
“Unë e kam thënë shpesh që nëse i analizoni figurat politike, duhet ta gjejsh vendin e duhur për personat e duhur. Në rastin e Albinit me Vjosën, po e ripsëris, Vjosa Osmani, është e projektuar si kryetare e Parlamentit.
Ajo është e denjë për këtë pozitë. Unë kam respekt të madh për Vjosën”, ka thënë ndër të tjera Konjufca.










