Kjo është përqindja e votuesve deri në orën 11:00

Sot po mbahen zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës, derisa qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën për votim që nga orët e hershme të mëngjesit.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 11:00, deri tani kanë votuar 73 mijë e 928 qytetarë.

Në komunën e Prishtinës kanë votuar deri tani 14,568 qytetarë, apo 8,70%. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat rreth numrit të qytetarëve që kanë dalur të votojnë deri tani.

Rreth 8.24% e qytetarëve me të drejtë vote kanë dalur të votojnë deri në ora 11:00 të mëngjesit.

Më së shumti përqindje të daljes ka nga komunat me shumicë serbe.

Në Mitrovicën e Veriut kanë dalur deri tani 30.96% e qytetarëve apo 5,486 qytetarë.

Në Zveçan-29,42% apo 2,024 qytetarë.
Në Leposaviq-20.49% apo 1,696 qytetarë.

Kujtojmë se në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1,885, 448 persona, ndërsa të hapura janë 883 vendvotime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu