Kjo vajzë është peshkatarja e vetme në Gaza, në një vend ku as nuk mendohet një profesion i tillë për femra. Ajo e ka mësuar zanatin që në moshën 13-vjeçare dhe për pak kohë e ktheu në biznes fitimi.
Pas disa vitesh punë ajo arrin të nxjerrë fitime rreth (210-260 dollarë në muaj). Në një vend ku çdo i ri kërkon të emigrojë për një të ardhme më të mirë, Kulab nuk e ka menduar kurrë të largohet nga vendi i saj.
Ndërkohë vështirësia në këtë vend për të peshkuar është shumë e madhe për shkak ujërave shumë të kripura si dhe për shkak të bllokadës që nuk e lejon peshkimin. Mirëpo Kulab ka ditur si t’ia dalë për të mbajtur familjen e saj pas vdekjes së babait.