Kjo është salca më e mirë: Përgatitet për pesë minuta, të gjithë e adhurojnë

Salca kromatoze Alfredo është ëndërr kulinare. Është krijuar në Romë në vitin 1920, ndërkaq e ka shpikur Alfredo di Lelio Deri sot kjo salcë është e adhuruar e cila u shtohet shumë ushqimeve.Shërbehet me pasta, perime të fërguara në avull, mish skare…

Salca Alfredo bëhet kështu:

Nevojiten:

– 2 lugë gjalpë;
– 2 thelpinj hudhre (të bluar);
– 1 filxhan ajkë neutrale për zierje;
– kripë;
– piper;
– ½ e filxhanit parmezan të freskët të grirë në rende.

Përgatitja:

Shkrini gjalpin dhe në të shtoni hudhrën e bluar. Fërgoni pak dhe shtoni ajkën.

Shtoni kripën dhe piperin dhe pastaj edhe parmezanin. Përzieni dhe qitni sipër pastës.

Grini edhe pak parmezan në rende mbi shpageta dhe kënaquni!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu