Kjo është shtëpia ku u vra polici në Kumanovë

Enver Bajramovski 33 vjeçar është vrasësi i policit 36 vjeçar Goran Stanishevski në lagjen e Sredorekit në Kumanovë. Vrasësi një periudhë të gjatë po trajtohej në spitalin psikiatrit Bardovcë të Shkupit, por ai së fundi ishte lëshuar në shtëpi me kërkesë të babait të tij. Ai po vuante në skizofrenia dhe se kishte sjellje agresive, informon INA.

Babai i tij Muaremi 72 vjeç thotë se kishte shkuar në spital dhe i kishin thënë se është mirë, por ai me të kthyer në shtëpi, në mbrëmje është sëmurë dhe ka kaluar në agresivitet, duke rrahur nënën e tij dhe të dashurën e tij. “I godiste me grushta në fytyrë dhe mezi i shpëtuam. Asgjë nuk merr vesh kur ta kape sëmundja dhe na kërcënon se do na vras. Po ta pranonin në spital nuk do të ndodhte kjo”, thotë për Kumanovonews, babai i vrasësit të çmendur. Në momentin kur kanë mbërritur policia, babai i ka treguar se është i dhunshëm, por ata nuk kanë llogaritur se do të ndodhë tragjedia. Enveri ka kapur një thikë kuzhine dhe ka shpërthyer nga prapa njërin prej katër policëve që kishin mbërritur në shtëpi, pas denoncimit për dhunë. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu