Kjo është shuma marramendëse e parave të grabitura në Rinas

Një shumë marramendëse, rreth 10 milionë euro dyshohet se janë grabitur sot në aeroportin e Rinasit, nga një avion që do të udhëtonte drejt Vjenës.

Kjo është shuma paraprake e konfirmuar nga burime policore por ende jo zyrtare. Paratë i përkisnin disa kompanive të sigurimit të transportit dhe sapo ishin ngarkuar në avion kur u morën nga autorët.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në një urë pranë lumit ku u gjet dhe viktima, është gjetur furgoni brenda të cilit ka armatim.

Ndërkohë autorët dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër, i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores. Ndërkaq bëhet e ditur se policia ka shoqëruar mbi 40 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjengrabitja mes tyre dhe punonjës të sigurisë së aeroportit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu