Kjo gjyshe është e paparë! Feston 95-vjetorin duke bërë një sport ekstrem

Një gjyshe, Marion, 95 vjeç, ka festuar ditëlindjen e saj të 95-të në një formë krejt ndryshe nga sa mund të mendohet. Ajo i ka kërkuar nipit të saj ta dërgojë për të bërë një nga sportet më ekstreme dhe më me adrenalinë në botë, hedhje nga parashutë.

“Unë ia arrita!” – ka thënë gjyshja pasi ka mbaruar këtë eksperiencë shumë ndryshe nga të tjerat. Kanë qenë rreth 40 familjarë dhe miq të ngushtë të familjes së 95-vjeçares që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë hedhjes, duke i bërë fotografi si dhe duke i mbajtur një tortë me plot 95 qirinj. /Blitz


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu