Kjo grua ka zbuluar kurën e reumatizmit, kjo është receta

Reumatizma shoqërohet me dhimbje të forta, të therura dhe ënjtje të kyçeve. Artroza, artriti reumatik, si dhe osteoporoza janë ndër shqetësimet më të shpeshta që shfaqen, simptomat që dallojnë secilën prej tyre si dhe këshillat për t’i mbajtur sa më larg. Dieta ushqimore dhe ushtrimet për kyçet e duarve e këmbëve luajnë rol vendimtar në trajtim.

Sëmundjet reumatizmale janë ndër shqetësimet më të shpeshta të shëndetit edhe në popullatën shqiptare, që prekin kryesisht moshat e rritura por nuk mungon përhapja e tyre edhe tek më të rinjtë. Sikundër ndodh me shumë sëmundje të tjera, trajtimi i hershëm i simptomave reumatizmale luan një rol të rëndësishëm në kontrollimin dhe shmangien e dhimbjeve të gjymtyrëve e deformimit të kockave.

Reumatizma është padyshim një nga shqetësimet prej së cilës shumë njerëz janë të prekur. Kjo grua vuante prej 10 vitesh nga kjo sëmundje. Mpirje duarsh, dhimbje të forta natën dhe pagjumësi ishin disa nga simptomat më të zakonshme që i duhej të përballonte.

Pas një lufte të gjatë me këto simptoma, ajo vendosi të marrë fatin e saj në duart e veta. Provoi receta të ndryshme natyrale të rekomandurara nga mjekët alternative. Problemin më të madh ajo e kishte në duar. Mpirje dhe dhimbje të forta, që natën i përkeqësoheshin tej mase. Mjekët i rekomanduan të përdorë kremra dhe ilaçe të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk e ndihmoi.
Ajo e provoi këtë trajtim nisur nga fakti që edhe nëse nuk do të jepte efekt, nuk do të humbiste gjë. Pas përdorimit të saj ajo nuk pati kurrë dhimbje si ato që kishte më parë.

Përbërësit: 2 kg mjaltë tërfili, 1 litër ujë, 250 gram tërfil të tharë

Përgatitja e recetës: Gatuani fillimisht gonxhet e tërfilit në një enë me ujë për rreth një orë në temperaturë të ulët. Më pas kullojeni përzierjen dhe hidheni në një enë të pastër. Shtoni në të mjaltin dhe lëreni të ftohet. Hani 2 lugë gjelle pas çdo vakti ngrënieje.

Shënim: Ky në foto është terfili

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu