Kjo pozitë e jogës ndihmon në rregullimin e hormoneve: Ushtrimi për funksionim të drejtë të gjëndrës tiroide

Gjëndra tiroide është gjëndra më e madhe endokrine në trupin e njeriut dhe rregullon aktivitetin e qelizave në organizëm. Gjendet në pjesën e qafës nën gurmaz

Hormonet tiroide të gjëndrës tiroide ndikojnë në energji, këmbim të karbohidrateve dhe yndyrës, qarkullim të gjakut, traktin digjestiv, nerva, muskuj dhe në psikikën.

Kjo gjëndër është rregullatori kryesor në organizmin e njeriut dhe është jashtëzakonisht e rëndësishëm funksionimi i mirë i saj.

Joga na ndihmon në këtë drejtim, posaçërisht pozicioni i lepurit, transmeton Telegrafi.

Pozicioni i lepurit është pozicion i shkëlqyeshëm për përgatitje dhe për të filluar qëndrimin në kokë. Ky pozicion është menduar për njerëzit që kanë muskuj të dobët të qafës dhe shpatullave.

Ky pozicion, përveç që bën presion në gjëndrën tiroide dhe mundëson funksionimin e saj të duhur, mund të ndihmojë gjithashtu në luftimin e depresionit, pagjumësisë dhe hundës së zënë.

– Ne hyjmë në këtë pozicion duke u gjunjëzuar në dysheme me shuplakat tona të vendosura në shtrojë pranë gjunjëve.

– Atëherë ne ulim ballin në tapet dhe kapim thembrat me duar.

– Ne ngremë ijët dhe rrotullojmë ballin derisa të prekim dyshemenë me lëkurën e kokës.

– Ne i shtyjmë ijët sa më lart, ndërsa kurrizin sa më larg nga këmbët.

Ata që kanë pasur dëmtime në shpinë, shpatulla dhe qafë duhet të jenë të kujdesshëm kur bëjnë këtë pozicion.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu