Kjo skuadër e madhe futbolli e do Xhakën

Atletico Madrid ka vënë objektiv të afatit kalimtar Granit Xhakën, që është nën kontratë me Arsenal, deri në vitin 2023.

“Diaro AS” ka verifikuar informacionin që fillimisht u publikua nga “Mundo Deportivo” dhe ka konfirmuar se Diego Simeone e ka kthye në alternativë mesfushorin zviceran, duke qenë se tratativa për të marrë Marcos Llorente nga Real Madrid po ndesh probleme.

Xhaka kaloi nga Borussia Monchegladbach tek Arsenal për 45 milionë euro në vitin 2016, por shpeshherë është vënë në qendër të kritikave nga tifozët, edhe pse trajneri Unai Emery i ka besuar shumë atij, duke e aktivizuar në 40 ndeshje sezonin që sapo përfundoi.

Atletico Madrid e ka kthyer në prioritet 26-vjeçarin, falë karakterit të tij luftarak në mesin e fushës dhe trajneri Simeone mendon se ka çelësin për ta bërë më të fortë në këtë drejtim Xhakën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu