Klop i habit të gjithë: Jam një naiv

Liverpuli po zhvillon një sezon fantastik teksa duket i pandalshëm në Premier League dhe udhëheq me meritë të plotë tabelën e klasifikimit.

Pas fitores së djeshme kundër Njukasëllit, trajneri i të kuqve, Jurgen Klop e mban skuadrën me këmbë në tokë teksa gjatë intervistës deklaron se është naiv.

Ai u shpreh:

Ndeshja ishte e mirë. Mund të kishim shënuar më shumë, shanset ishin aty. Është e vështirë të thyesh skuadrën e Njukasëllit. Nuk ia kishim idenë rezultatit të Sitit deri në fund të ndeshjes.
Stadiumi shpërtheu në festë, por unë mendova se po thërrisnin për ne.
Jam me të vërtetë naiv. Do të luajmë së shpejti kundër tyre. Gjashtë pikë diferencë me Totenhemin që po fluturon nuk janë asgjë në këtë fazë të sezonit. Do të jetë një garë deri në javën e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu