Klop: Nuk është e drejtë të anulohet sezoni, Liverpool duhet të shpallet kampion

Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop ka thënë se do të ishte e padrejtë të anulohet kampionati në Angli për sezonin 2019/20 pa u shpallur kampioni.

“Disa njerëz ofrojnë për të anuluar sezonin, por ne kemi kaluar tashmë 76 për qind të rrugës. Njerëzit duan të përfitojnë nga situata dhe ta anulojnë atë, por nuk është e drejtë ta bësh atë. Liverpuli bindshëm udhëheq në tabelë. Ne duhet të bëhemi kampionë”, deklaroi Klop.

Pas 29 xhirove në Ligën e parë angleze, e ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit, Liverpuli kryeson me 82 pikë, ndërsa Mançester Siti ngec me 25 pikë pas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu