Klopp e pranon se Liverpooli ishte me fat vitin e kaluar në Champions, kërkon përmirësim

Jurgen Klopp beson se skuadra e udhëhequr nga ai, Liverpool, duhet ta përmirësojë lojën e tmerrshme në udhëtim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke e pranuar se fati ishte me të në këtë kohë sezonin e kaluar.

Të kuqtë i kanë humbur katër ndeshjet e fundit, duke e shënuar vetëm një gol, dhe nuk e kanë fituar asnjërën prej pesë ndeshjeve të fundit në udhëtim në fazën grupore në Evropë.

Fitorja e fundit u arrit kundër Mariborit dy vjet më parë. Suksesi në Slloveni mbetet fitorja e vetme në 10 ndeshjet e fundit në udhëtim në fazë grupore.

Liverpooli e kaloj fazën grupore sezonin e kaluar vetëm pas fitores 1:0 kundër Napolit në ndeshjen e fundit në shtëpi.

Sezonin e ri, të kuqtë e nisen me humbje 2:0 në udhëtim ndaj Napolit dhe tani do të takohen me Genkun sot në Belgjikë.

“Vitin e kaluar ishim me fat duke e parë sa ngushtë ishin gjërat në grup dhe edhe pse i humbëm tri ndeshje në udhëtim ia dolëm të kualifikohemi”, tha Klopp.

“Kjo nuk do të ndodhë këtë vit. Tani është komplet ndryshe”, shtoi ai.

“Ne e dimë se duhet të përmirësohemi tani dhe do të përpiqemi vazhdimisht deri sa të arrijmë sukses”, theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu