Klopp thumbon El Cholo përsëri: A më pëlqen loja e tyre? Jo edhe aq

Liverpool u mposhtnga Atletico Madrid në Anfield Road kur u përballën herën e fundit, trajneri gjerman i anglezëve që e pranon se ishte i mërzitur nga rezultati e kishte sharë atë që bëjnë futbollistët e Diego Simeones, sot kishte më shumë mirëkuptim dhe respet si për kampionët e Spanjës dhe trajnerin e tyre argjentinas.

Të martën Liverpool ballafaqohet me Atletico Madrid në ndeshjen e tretë të Ligës së Kampionëve në Wanda Metropolitano Stadium.

Dy skuadrat u përballën vitin e kaluar ku anglezët u eliminuan nga spanjollët dhe qartë i zemëruar Jurgen Klopp kritikoi ata kur tha se Atletico nuk “luajnë futboll të vërtetë”. Në konferencën e sotme para ndeshjes mes tyre Klopp lavdëroi mjaft si Atletico dhe vet Simeonen, megjithëse shtoi se stili i tyre i lojës nuk është për të.

A më pëlqen? Jo edhe aq por më pëlqen llojshmëria e stilit të futbollit. Nuk do të thotë se duhet të më pëlqejë vetëm duhet të jetë i suksesshëm. Në kohë të vështira për klubet e futbollit ata kanë bërë punë mbresëlënëse me prurjet, kanë ekip të duhur për t’u bërë përsëri kampion në La Liga më duket mua”.

Klopp ju referua deklaratës së tij një vit më parë duke e pranuar se ishte i ndikuar nga humori i keq pas humbjes.

Simeone po gjithçka mirë. Kampion të Spanjës, është në Atletico për një kohë të gjatë dhe ka një grup me futbollistë të klasit botëror, i mban të gatshëm vazhdimisht. Kam respekt për atë që bëjnë” tha Klopp. Diego Simeone nuk ka reaguar asnjëherë për deklaratat e Jurgen Klopp pas ndeshjes megjithëse nuk është larg kontroversës trajneri argjentinasi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu