Klubi që synon të fitoj titullin sezonin e ri në PL, i bënë kërkesë zyrtare Chelsea për Brojën

Sezoni i kaluar me Sauthemptonin duket se ka bërë që për Armando Brojën të ketë interesime të mëdha si brenda ashtu edhe jashtë Anglisë. Shumë klube të Premier Ligës kërkojnë shërbimet e sulmuesit, por jo vetëm nga Anglia, pasi ai kërkohet edhe nga Napoli.

Së fundmi, sipas asaj që shkruan “The Sun”, është Njukasëlli që ka rihyrë seriozisht në garë për të firmosur me shqiptarin. Klubi që ka ndërruar pronësi muajt e fundit, duke mos e pasur problem pjesën e financave, ka dërguar një kërkesë zyrtare te Çelsi për të marrë informacion rreth Brojës, duke mësuar edhe kushtet që kanë londinezët për të shitur 20-vjeçarin.

Objektivi i tyre kryesor, sulmuesi Ekitike, refuzoi kalimin në janar në Angli dhe mbylli sezonin te Reims, ndërsa tani është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me të, pasi edhe shumë ekipe të mëdha si Bajerni, PSG dhe Reali i Madridit kanë hyrë në lojë. Kështu që Njukasëlli nuk ka humbur kohë dhe ka kthyer në prioritet nënshkrimin me Armando Brojën.

Në Premier Ligë, klube si Uest Hem, Notinghem dhe Everton janë të gatshme për të siguruar shërbimet e yllit shqiptar. Një tjetër klub i madh anglez i është bashkuar kësaj gare për të afruar 20- vjeçarin në skuadër. Bëhet fjalë për Lestërin, që u shpall kampion i Premier Ligës në vitin 2016.

“Dhelprat” po mendojnë të ndërtojnë një skuadër për të ardhmen dhe të shpresojnë sërish për një mrekulli si ajo e 6 viteve më parë.

Kështu, Broja është në listën e të dëshiruarve nga Brendën Roxhers, gjithsesi 30 milionë eurot e kërkuara nga Çelsi duket se janë një pengesë për Lestërin, siç bënë me dije “Daily Mail”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu